Këtë që e kemi besuar për kafenë nuk është aspak e vërtetë

Këtë që e kemi besuar për kafenë nuk është aspak e vërtetë

Lifestyle janar 22, 2018 - 09:09

Kafeja është një pije që ndërlidhet me shumë bindje të ndryshme në të kaluarën, e një ndër to është se kafeja e redukton oreksin, gjë e cila është e gabuar.

Studimi më i fundit tregoi se kafeja në të vërtetë nuk ka ndonjë efekt në oreks, transmeton "Zeri.info".

Shkencëtarët australianë kanë kryer një hulumtim në një grup prej nëntë femrash, të cilat katër herë gjatë ditës kanë shkuar në laborator.

LEXO EDHE: Ja si të shëroheni nga tensioni i ulët

Çdoherë atyre u janë dhënë tri gjëra; mëngjes standard, placebo ose pilulë me kafeinë dhe dy pije, ujë ose kafe pa kafeinë.

Gjatë studimit shkencëtarët kontrolluan frymën, gjakun dhe ndjenjën e oreksit të tyre në mes të racioneve.

LEXO PO ASHTU: Meshkujt më të parashikueshëm se femrat

Ata donin për të zbuluar se si kafeja ndikon në oreks, nëse ajo në fakt e zvogëlon apo edhe mund të rritë oreksin.

Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi kafeja nuk ka rezultuar të ketë ndonjë efekt mbi oreksin e njeriut!. /ZËRI/