Meshkujt më të parashikueshëm se femrat

Lifestyle January 22, 2018 - 09:05

Thuhet se meshkujt janë më të parashikueshëm se femrat, mirëpo kjo u ndihmon në gjetjen e partneres, thonë ekspertët.

Meshkujt më herët pranojnë karakteristikat e tyre të personalitetit dhe u përmbahen atyre.

Ndërsa femrat nuk janë aq të qëndrueshme dhe janë të prira për të ndryshuar, në fakt ato përshtaten varësisht nga rrethanat, përcjell "Zëri".

Zbulimi i realizuar nga universiteti “Exeter”, tregon se meshkujt kanë sjellje të parashikueshme në rrethana të ndryshme, ndërsa femrat e kuptojnë dhe e vlerësojnë këtë cilësi të gjinisë së kundërt.

LEXO EDHE: Si të përballoni grindjen e parë në çift?

Zbuluesit thonë se kjo sjellje e meshkujve është rezultat i evolucionit që ndodh në bazën e seleksionimit gjinor- “meshkujt kanë evoluuar në bazë të garës ndërmjet tyre për të fituar simpatinë e femrës”.

Femrave u pëlqen t’i parashikojnë veprimet e meshkujve, sepse kjo u ndihmon në vendosjen e lidhjeve afatgjate të mbushura me besim dhe qëndrueshmëri. /ZËRI/