A e dini se çfarë hanin dhe pinin njerëzit 4000 vjet më parë?
Arkeologët që punojnë në Tell Muhammad të Bagdadit në Irak kanë zbuluar dëshmi të reja të jetës së përditshme në Mesopotaminë e lashtë.
Vendi i gërmimit i përket kryesisht epokës së mbretit babilonas Hamurab, rreth viteve 2000 deri në 1600 p.e.s.
Gërmimet e fundit kanë nxjerrë në dritë fortifikime të lashta dhe dy porta, si dhe një zonë që besohet se është përdorur për prodhimin e bukës dhe ndoshta edhe birrës.
"Zbuluam një zonë për prodhimin e bukës dhe ndoshta edhe të birrës, pasi në vend gërmim u gjet një pllakë që i referohet një personi që merrte elb dhe prodhonte birrë, konkretisht birrën 'kurun', e cila ishte një birrë shumë e rëndësishme në Mesopotami. Ne jemi ende në procesin e përkthimit të kësaj pllake", shpjegoi Nicola Aneri, profesor i arkeologjisë pranë Universitetit Katania.
Këto gjetje janë pjesë e gërmimeve që kanë nisur në vitin 2022.
Një park i ri arkeologjik u mundëson tani vizitorëve të eksplorojnë vendin, ndërsa partnerë vendas dhe ndërkombëtarë punojnë për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Bagdadit dhe për të nxitur turizmin.