A e dini se kush ka filluar udhëtimin e parë nga anija me avull?

A e dini se kush ka filluar udhëtimin e parë nga anija me avull?

Kuriozitete August 18, 2026 - 11:49

Më 17 gusht 1807, shpikësi dhe inxhinieri amerikan Robert Fulton filloi udhëtimin e parë me një anije me avull midis qyteteve Albany dhe New York.

Emri i anijes ishte Clermont. Pas vitesh të tëra propagande në mbështetje të përdorimit të nëndetëseve në luftë, Fulton krijoi një partneritet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në France, Robert R. Livingston, i cili i krijoi atij mundësitë për projektimin dhe ndërtimin e një anijeje me avull.

Suksesi i tij i parë u arrit në gusht të vitit 1903, kur ai lëshoi një anije me avull në lumin Seine në Francë.

Po në vitin 1903, Kongresi amerikan u dha partnerëve Livingston dhe Fulton të drejtën ekskluzive për të përdorur anijet me avull në ujërat e New Yorkut gjatë një periudhe 20 vjeçare. Udhëtimi i parë Albany - New York prej 240 kilometrash zgjati 32 orë.