A e dini se para 1.8 milion vitesh, njerëzit thernin elefantë për ushqim?

A e dini se para 1.8 milion vitesh, njerëzit thernin elefantë për ushqim?

Kuriozitete August 15, 2026 - 19:47

Një studim i ri sugjeron se paraardhësit e hershëm të njeriut mund të kenë therur dhe përpunuar elefantë për ushqim që para rreth 1.8 milion vitesh.

Arkeologët kanë zbuluar në Grykën e Olduvait në Tanzani mjete prej guri dhe eshtra të species së zhdukur të elefantit, Elephas recki.

Sipas studiuesve, gjurmët e identifikuara në eshtra përbëjnë dëshmi të drejtpërdrejtë se kafshët ishin therur dhe përpunuar nga njerëzit e hershëm, shkruan Fox News.

Zbulimi konsiderohet i rëndësishëm pasi sugjeron se paraardhësit e njeriut kishin aftësi për të përpunuar në mënyrë sistematike kafshë të përmasave të mëdha shumë më herët nga sa ishte menduar deri më tani.