Infektuar: 17139
Shëruar: 14787
Vdekur: 657
“Pasuria” e zbuluar në shpellë

“Pasuria” e zbuluar në shpellë

Kuriozitete July 25, 2020 - 22:36

Një grup arkeologësh kanë zbuluar një shpellë në Meksikë, ku mendohet se është përdorur nga njerëzit rreth 30 mijë vjet më parë, gjatë Epokës së Akullit, për të migruar nga Azia drejt Amerikës përmes një ure nëntokësore.

Periudha e Akullit filloi 33 mijë vjet më parë dhe zgjati për 16 mijë vjet. Sipas studiuesve, kjo rrugë që mundësonte kalimin nga një kontinent në një tjetër, është bllokuar nga akullnajat. Provat arkeologjike  u zbuluan pasi u shkrinë një pjesë e madhe e akullit.

Shpella e Çikuiuite ka prova të gjalla se njerëzit kishin qenë në kontinent për një kohë të gjatë. Arkeologët theksojnë se, njerëzit niseshin nga Azia verilindore për të kapërcyer nën urën tokësore në ngushticën e Beringur para Epokës së Akullit, ku ekzistonte edhe një hendek uji.

“Në shpellën meksikane janë gjetur rreth 2 mijë mjete guri, gjatë një periudhe studimi 10-vjeçare dhe mosha e tyre u llogarit duke përdorur analizat e radiokarbonit. Nëpërmjet një mjeti të fuqishëm që përfshin data dhe provat arkeologjike përmes statistikave, mund të vlerësoj se njerëzit të kenë mbërritur në shpellën Çikuiuite, që prej 33 deri në 31 mijë vjet më parë”, u shpreh një studiues.

Sipas të thënave ata mund të kenë krijuar edhe vendbanime përgjatë zonës detare të cilat mund të jenë nën ujë për shkak të rritjes së nivelit të deti pas shkrirjes së Akullnajave.

Art-faktet prej guri me flakë të punuara nga njerëzit janë me mijëra, kjo arkeologji është më e vjetra se gjithçka është zbuluar më parë, mjetet prej guri janë lloji më unik në Amerikë.

Klan Plus