Zbulimi tronditës: Si po fitohen miliona nga kthimi i virgjërisë

Zbulimi tronditës: Si po fitohen miliona nga kthimi i virgjërisë

Kuriozitete January 16, 2020 - 20:53

Një hetim i gjerë tregon se mjekët britanikë po fitojnë miliona duke kryer operacione “sekrete” për “riparim të virgjërisë” ndaj grave të reja, të cilat janë nën presionin e familjeve të tyre dhe traditës.

Besohet se janë qindra vajza që detyrohen të kalojnë një procedurë intime të quajtur hymenoplasty për të provuar se ato janë ‘të pastra’ në natën e tyre të parë të martesës.

E njohur më shpesh si riparimi i himenit, operacioni përfshin ndërtimin e një shtrese të lëkurës në hyrje të vaginës që mund të çahet kur një grua kryen për herë të parë marrëdhënie seksuale.

Operacioni zgjat më pak se një orë dhe kryhet nën anestezik lokal.

Një hetim i Sunday Times zbuloi se ekzistojnë të paktën 22 klinika që e ofrojnë këtë shërbim privatisht, kryesisht në Londër.

Një klinikë e tillë, Qendra Gynae në Londrën Qendrore, rekomandon kryerjen e operacionit ‘të vogël’ sepse himeni konsiderohet një shenjë e virgjërisë dhe për arsye kulturore dhe fetare mund të jetë një faktor i rëndësishëm në një martesë. Në shumë raste martesat anulohen nëse vajza nuk rezulton e pastër.

Disa klinika private kërkojnë deri në 3,000 funte dhe i tërheqin pacientët me reklama që premtojnë se operacioni mund të “rikthejë pafajësinë tuaj” dhe se ndërhyrja është “100 për qind të sigurt”.

Organizata të të drejtave të njeriut kanë akuzuar klinikat private se po nxjerrin përfitime të majme duke shfrytëzuar frikën e pacienteve. Shumica janë gra të reja myslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë, të cilat janë nën presion për të qenë “të paprekura” kur martohen. Seksi jashtëmartesor, është i ndaluar nga Kurani.

Udhëzimet e Këshillit të Përgjithshëm Mjekësor (GMC) kërkojnë që përpara se të ndërmarrin ndonjë procedurë, klinikat duhet të marrin pëlqimin e një pacienti, “pëlqim që nuk konsiderohet i vlefshëm nëse është dhënë nën presion të ushtruar nga një person tjetër”.

Dr Leila Frodsham, nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve, shprehet se riparimi i himenit shkatërron mitet mbi virgjërinë. “Unë mendoj se njerëzit habiten kur mësojnë se kjo ndodh në mes të Londrës. Ka shumë njerëz që bëjnë shumë para nga gra të tilla vulnerabël”, thotë ajo.

Mohammad Masood, drejtor i MAS Gynecology, thotë se kërkesat për këtë procedurë në klinikën e tij ishin katërfishuar që nga viti 2014.

Ai thotë se pacientet zakonisht e kanë gjetur në internet dhe kanë qenë thuajse të gjithë myslimane, të cilat do të ishin subjekt i stigmës nëse do të zbulohej se ishin të pa virgjëra.

Halaleh Taheri, themeluese e Organizatës së Gruaja e Lindjes së Mesme, me qendër në Finsbury Park, në Veri të Londrës, thotë që ajo ka trajtuar disa raste të grave të reja që janë rritur në Britaninë e Madhe të cilat mendonin se kishin të drejtën e të bërit seks.

Më pas ato ishin detyruar të lidhnin martesë nga familja, duke u gjendur nën një presion të madh. Sipas saj, shpesh ata janë kontaktuar nga nënat e vajzave, të cilat i pyesin se ku mund t’i operojnë të bijat.

“Shpesh janë shumë të frikësuara se babai do ta zbulojë”, thotë Taheri.

Aneeta Prem, themeluese e organizatës bamirëse “Liria”, thotë se gratë shpesh kanë frikë se mos konsiderohen si “mallra të dorës së dytë”.

“Është një praktikë e tmerrshme, por unë e kuptoj pse gratë ndjehen nën kaq shumë presion për të bërë operacionin. Ndonjëherë pasojat janë shumë të rënda”, thotë Prem, transmeton Shekulli.

Kirurgjia e ‘riparimit të virgjërisë’ është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Kritikët pretendojnë se kërkesa për operacionin bazohet në besimin se himeni është një “vulë” që prishet gjatë seksit.

Mjeku Masood ndërkaq mohoi pretendimet se kirurgët po nxjerrin para mbi frikën e grave e vajzave.

“Kam parë situata tragjike ku jam ndjerë sikur po shpëtoja një jetë. Është një situatë shumë e trishtuar”, shprehet ai.