Mësoi se e kishte tradhtuar, gruaja e zemëruar i vendos bullon metalik burrit në organin gjenital

Mësoi se e kishte tradhtuar, gruaja e zemëruar i vendos bullon metalik burrit në organin gjenital

Kuriozitete January 15, 2020 - 19:28
Një burrë është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore pasi bashkëshortja i vendosi një bullon metalik në organin gjenital për ta ndëshkuar për tradhti.

Burri i moshës 40-vjeç nga Ukraina u zgjua me dhimbje në mëngjes dhe pa se organi i tij ishte fryrë.

Ai u përpoq ta hiqte vetë bullonin por dështoi në tentativën e tij. Më pas u detyrua të telefononte ambulancën dhe u shtrua në spital.

Pasi ekzaminuan burrin, mjekët thirrën ekipet e shpëtimit që ti sillnin mjetet e nevojshme për ti hequr bullonin.

Image

Shpëtimtarët duhej të përdorin një sharrë elektrike për të prerë bullonin në dy vende përpara se të mund ta hiqnin.

Operacioni i tensionuar u bë edhe më i vështirë sepse pajisja prerëse vazhdonte të prodhonte shkëndija.

Gjithashtu bulloni metalike u nxeh si rezultat i fërkimit dhe ata u detyruan ti hidhin në ujë për ta qetësuar.

Ndërsa mjekët dhe ekipet e shpëtimit përpiqeshin të hiqnin objektin burri qëndronte i shtrirë në sallën e operacionit nën anestezi.

Ata arritën ti shpëtojnë penisin burrit dhe ai do jetë në gjendje të bëhet baba në të ardhmen.

Sipas mjekëve, organi do të rimarrë funksionin e tij të plotë.

Image

Mediat shkruajnë se burri u ndëshkua për shkak se gruaja e tij mësoi se e kishte tradhtuar.

E zemëruar ajo mori dadon dhe ia vendosi në organin gjenital burri ndërsa ky i fundit po flinte gjumë në shtratin e tyre.

Tani bashkëshorti i acaruar po mendon ti kërkojë divorcin asaj.

Image