Në spitalin e Teksasit fëmijët e lindur futen në çorape krishtlindjeje

Në spitalin e Teksasit fëmijët e lindur futen në çorape krishtlindjeje

Kuriozitete December 13, 2019 - 17:16
detajet

Në një spital në Teksas, të gjithë fëmijët e lindur në Dhjetor vendosen në çorape të buta Krishtlindjeje.

A mund të ketë diçka më të bukur se kjo?

Në Spitalin e Fëmijëve Metodist, në San Antonio, kjo traditë ka vazhduar për 50 vjet dhe mbështetet nga grupi i vullnetarëve të njohur si Bluebirds of Methodist Hospital.

Përveç çorapes, të porsalindurit pajisen gjithashtu me kapele Krishtlindjesh, të cilat i bëjnë këto bebe vërtetë të lezetshme dhe të adhurueshme. Vullnetarët e shoqatës, gjatë pjesës tjetër të vitit, ndihmojnë të sëmurët, duke dhënë një ndihmë të konsiderueshme për stafin. Për më shumë se pesëdhjetë vjet, Spitali i Fëmijëve Methodist në Texas i ka dërguar fëmijët në shtëpi me çorape të buta Krishtlindjeje.

Njerëzit më të lumtur të kësaj tradite Krishtlindjeje janë padyshim prindërit e fëmijëve. Disa prej tyre i ruajnë çorapet për vite me radhë dhe i mbushin çdo vit me dhurata të vogla për fëmijët e tyre.

Duke ndjekur shembullin e tyre, janë dhe shumë spitale të tjera që kanë adoptuar gjithashtu këtë traditë.