NASA publikon pamje të reja të hënës

NASA publikon pamje të reja të hënës

Kuriozitete April 14, 2026 - 08:05

Agjencia Hapësinore NASA ka shpërndarë disa imazhe të reja spektakolare nga misioni ‘Artemis II’, duke ofruar një pamje të pazakontë të tokës dhe hënës.

Imazhet, të realizuara më 6 prill, shfaqin një moment magjik kur toka duket si një gjysmëhënë që “ngrihet” mbi horizontin e hënës.

Po ashtu, një fotografi tjetër ofron një pamje të detajuar të anës së largët të hënës, të cilën njerëzit nuk e shohin kurrë nga toka.

Këto imazhe janë pjesë e përditësimeve të vazhdueshme që vijnë nga misioni Artemis II, i cili ka si qëllim rikthimin e njerëzve në orbitën e Hënës dhe hapjen e mundësive për eksplorime të mëtejshme të hapësirës.