Njeriu i mistershëm paguan borxhet e personave më të varfër

Njeriu i mistershëm paguan borxhet e personave më të varfër

Kuriozitete November 21, 2019 - 18:01
Lexoni detajet!

Personat e varfër të Stambollit kësaj radhe kanë pasur fat, kjo pasi që një njeri i panjohur i ka paguar borxhet e tyre.

Banorët në Tuzla të cilët merren kryesisht me ndërtimin e anijeve u gëzuan kur e panë që faturat e tyre të blerjeve ushqimore ishin paguar.

“Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve. Unë e pyeta si quhej dhe ai më tha ” Thjesht më thirr Robin Hood” tha, pronari i njërit prej dyqaneve të këtij vendi.

Turqia po ashtu kohëve të fundit është e tronditur nga numri i madh i vetëvrasjeve për shkak të rritjes së  varfërisë.