Gjyshja që fitoi vetëbesim pasi u bë muskuloze

Gjyshja që fitoi vetëbesim pasi u bë muskuloze

Kuriozitete nëntor 19, 2019 - 16:11
Lexoni detajet!

Një gjyshe kanadeze ka treguar se si stërvitja intensive me pesha i ka ndryshuar jetën.

48-vjeçarja Robin Hillis, gardiane burgu në Ontario, ka qenë një vajzë shumë elegante derisa në vitin 1989 u regjistrua në palestër dhe menjëherë ra në dashuri me ngritjen e peshave.

Robin ka treguar për “Daily Mail” se nuk e ka humbur kurrë formën e saj fizike, pavarësisht se ka lindur dy vajza, të cilat nga ana e tyre janë bërë edhe vetë me vajza.

“Më parë kam qenë e turpshme, e qetë dhe paksa e çuditshme. Kisha shumë pasiguri. Tani më pëlqen shumë trupi im dhe ndihem shkëlqyeshëm. Kam shumë vetëbesim dhe e shijoj jetën”, tregon Hillis.

Image 
Image 
Image 
Image