E kapën duke u martuar fshehurazi për herë të tretë, dy gratë rrahin burrin

E kapën duke u martuar fshehurazi për herë të tretë, dy gratë rrahin burrin

Kuriozitete September 13, 2019 - 12:01
Detajet

Një indian është rrahur nga dy gratë e tij pasi u përpoq të martohej në mënyrë të paligjshme me një grua të tretë.

S. Aravind, i njohur si Dinesh, u martua për herë të parë në vitin 2016. Por vendosi të martohej fshehurazi me një grua të dytë në fillim të këtij viti.

Megjithatë herën e tretë nuk i eci.

Mediat lokale raportojnë se Dinesh u dhunua fizikisht nga dy gratë e tij, të cilat më pas u kthyen në shtëpinë e prindërve të tyre.

Kur mësuan për njëra-tjetrën dhe planin e burrit për tu martuar me një grua të tretë, ato vendosën të ndërmerrnin veprime.

Video tregon njërën nga gratë e Dinesh që vrapon drejt burrit dhe e rreh.

Disa momente më vonë, gruaja tjetër e tij futet në veprim dhe gjithashtu fillon të godasë Dinesh.

Por 26-vjeçari nuk u rrah vetëm nga dy gratë e tij. Disa burra aty pranë që u bënë dëshmitarë të ngjarjes filluan ta godisnin.

Ata e shkelmojnë dhe godasin me grushte derisa ai shtrihet në tokë duke kërkuar mëshirën e tyre.

Më pas Dinesh u arrestua nga policia. Poligamia u shpall e jashtëligjshme në Indi në vitin 1956 për të gjithë qytetarët hindu, megjithatë myslimanët ende lejohen ligjërisht të kenë disa gra.

Poligamia është një vepër që dënohet me burg në Indi.