Pasi la shkollën u bë miliarder - Njihuni me historinë e suksesit të pronarit të “Poker Stars”

Pasi la shkollën u bë miliarder - Njihuni me historinë e suksesit të pronarit të “Poker Stars”

Kuriozitete gusht 17, 2019 - 22:27
Lexoni detajet

I njohur tashmë si njeriu i tetë më i pasur në botë, 46-vjeçari kanadez Mark Scheinberg ka një pasuri prej 4.5 miliardë dollarësh dhe ka më shumë para se Produkti i Brendshëm bruto vjetor i ishullit në të cilin ai jeton i quajtur “Isle of Man” me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irlandës.

Historia e tij se si u bë miliarder duket si e zhvilluar në një film por që në të vërtetë është jeta e tij reale. Edhe pse hyri në kolegj, e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë të kumarit online, Mark Scheinberg bashkëthemeloi me të atin, programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – një kompani të lojërave online të kumarit “Poker Stars”, me të madhen në botë të këtij lloji. Kompania kishte 50 milionë llogari kur u shit.

E themeloi në vitin 2001, kur ishte 28 vjeç dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollarë te Amaya Gaming Group e Kanadasë, pas gjashtë muaj negociatash. Ai fitoi tre miliardë dollarë pasi zotëronte 75 për qind të aksioneve të kompanisë Rational Group që zotëronte Poker Stars.

Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt disa miliona dollarësh në prona të patundshme, të quajtur “Centro Canalejas Madrid” në Madrid, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të rrjetit “Four Seasons”.