Shpëton nga ariu duke ia kafshuar gjuhën!

Shpëton nga ariu duke ia kafshuar gjuhën!

Kuriozitete July 23, 2019 - 13:49

Nikolaj Irgit 29-vjeç nga rajoni Tuve në Rusi, ia ka kafshuar gjuhën një ariu të murrmë dhe kështu ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Ky sulm bizar ka ndodhur në rajonin Pij Hemski, transmeton Zeri.info.

Nikolaj me miqtë e tij ishte nisure për në pyll që të mbledh brinjë kaprojsh, por në momentin e sulmit ishte i vetëm. “Kur e kam parë ariun, së pari jam ngrirë nga frika. Nuk kisha kurrfarë arme, as thikë. Kam filluar të bërtasë, duke menduar se nuk do të më sulmonte, por ariu është vërsulur me vrap drejt meje.

Kam arritur ta godas me grusht në kokë, por ai ka kërcyer mbi mua dhe më ka rrëzuar”, ka rrëfyer Nikolaj i cili tani gjendet në spitalin e qytetit ëizil. Rusi në atë moment kishte arritur ta kap për gjuhe kafshën dhe pastaj t’ia kafshoj një pjesë. Ariu menjëherë ka filluar të ikë. Shokët më pas e kanë dërguar në spital me lëndime të shumta në fytyrë, duar dhe stomak, por jeta e tij nuk është në rrezik./ZERI