Si mendonin në vitin 1900 se do të ishin shtëpitë e viteve 2000 (Foto)

Si mendonin në vitin 1900 se do të ishin shtëpitë e viteve 2000 (Foto)

Kuriozitete May 17, 2019 - 14:51
Detajet

Duke parë se sa ka ndryshuar jeta nga e shkuara, sidomos nga ana e shkencës dhe teknologjisë, njerëzit nuk rrinë dot pa fantazuar se si do të jetë e ardhmja.

Kjo dukuri ka ekzistuar gjithnjë, që në vitet 1900. Meqë teknologjia e re bie në sy sidomos në mjediset familjare, njerëzit në vitet 1900 fantazonin se si do të ishin shtëpitë në kohën tonë.

Disa prej tyre u janë afruar disa detajeve, disa të tjerë kanë shprehur fantazi që vazhdojnë të mbeten të tilla edhe për njeriun e vitit 2019. /tch/

Image

Shtëpi me rrota, kështu fantazoheshin shtëpitë e viteve

Image

Në vitet 1920 mendohej se shtëpitë do të ishin prej xhami, që të lejoheshin brenda rrezet e shëndetshme të diellit

Image

Shtëpi që Rrokullisen. Në vitin 1934, revista “Shkenca dhe Mekanika” parashikonte se shtëpitë do të ishin të rrokullisshme, në mënyrë që të transportoheshin më lehtë, të gatshme

Image

Ndërsa në vitin 1942 fantazohej se shtëpitë e vitit 2000 do të ishin me materiale aq të lehta, sa mund të ngriheshin peshë nga vetë njerëzit

Image

Në vitin 1953, revista Aventura e Fantashkencës, mendonin se në fillim-vitet 2000 do të ishte arritur ndërtimi i shtëpive në hapësirë

Image

Në vitin 1957, mendonin që energjia diellore do të ishte zhvilluar aq shumë sa për të mbajtur gjithë shtëpinë, të cilat do të mbuloheshin nga kupola xhami

 

Image

Në vitin 1964, “General Motors” solli idenë e “Pavijonit Futurama II”, ku mendonin se shtëpitë do të ndërtoheshin nën ujë