Vejusha padit qeverinë për mungesë të seksit, kërkon 1.2 milionë dollarë!

Kuriozitete February 20, 2019 - 11:48

Një vejushë e moshës së re, burri i së cilës ka vdekur pas dështimit të një tretmani mjekësorë, e ka paditur qeverinë për mungesë të seksit. Cara Finnegan kërkon 1.2 milionë dollarë dëmshpërblim për mungesë të seksit me babain e katër fëmijëve të saj, transmeton Zeri.info.

Jamie Finnegan ka vdekur në vitin 2018 për shkak të dëmtimit të trurit i shkaktuar nga një tretman i dështuar mjekësor në spitalin e Brisbenit në Australi, gjashtë vite më parë.

Mamaja e Jamie, Daphne, mendon se Cara ka të drejtë në dëmshpërblim, edhe përkundër asaj se bën shaka me mënyrën se si është formuluar padia. Pas vdekjes së Jamie, familja kishte marrë 10 milionë dollarë dëmshpërblim, nga të cilat 8 milionë shkojnë për fëmijët, por nuk mund t’i marrin pa i mbushur 25 vite.

Tani pritet që gjykata të vendos nëse Cara duhet të marrë 1.2 milionë dollarë për ankesën e saj./ZERI