Vogëlushi që e shkriu së qeshuri Papën

Kuriozitete December 01, 2018 - 22:23
Lexo detajet!

Papa Françesku pati rastin të shkrihej së qeshuri para audiencës së gjerë, pasi një djalosh kaloi sigurimin dhe u afrua në skenë tek Papa me qëllim që të luajë me mëngët e rojës zvicerane në podium. 

Si duket, fëmija, i cili ishte i shurdhër, donte të sigurohej se roja është i vërtetë, e jo lodër. Në skenë, pas djaloshit vrapoi një vajzë, respektivisht motra e tij, e cila dëshpërimisht tentonte ta largonte nga skena.  Përpjekjeve të saj i ndihmoi edhe nëna, e cila pati rast që të zhvillojë një bisedë të shkurtër me Papën dhe i shpjegoi se i biri i saj është i shurdhër dhe vijnë nga Argjentina.

“Lëre, lëre të luajë”, i kishte thënë Papa, derisa fëmija zvarritej nëpër qilim. Dhe, derisa fjalimi i Papës filloi, fëmija ishte lejuar të luante në skenë.

“Ky fëmijë s’mund të flasë. Është shurdhmemec, por mund të komunikojë. Ai di se si të shprehet”, i tha Papa audiencës.

“Ai është i lirë. Po, ka pengesa, por është i lirë. Më bëri të mendoj për vetën nëse jam edhe unë kaq i lirë para Zotit”, përfundoi Papa./Albinfo