Libër dëshmi për lashtësinë e gjuhës shqipe

Libër dëshmi për lashtësinë e gjuhës shqipe

Kultura November 20, 2026 - 21:07

Studiues të albanologjisë vlerësojnë se në historinë e albanologjisë, vepra e Gustav Majerit zë vend të rëndësishëm për ndikimin që pati në formimin e metodave shkencore të kësaj disipline, ndërsa trashëgimia e tij është për të vendosur gjuhën shqipe në kategorinë e gjuhëve indo evropiane.

 “Me Gustav Majerin fillon me Lajbnicin ne të gjithë e dimë që Hani është babai Albanologjisë e gjithë Albanologjia shkencore fillon me Gustav Majerin, vazhdon me Norbet Koklin pastaj me Qabejin dhe të tjerët”, ka thënë Begzat Baliu, krijues letrar.

“Janë letrat te Gustav Majerit që ka pa së me Kristoforidhin nuk di a ekziston vetëm një letër sa kam pa unë ka edhe letrar Hanin disa letra ka edhe ca letra me Jeronim De Radën dhe letra me Dhimitrin arbresh nga Italia”, ka thënë Bejtullah Destani, studiues.

Dorëshkrimet e Gustav Majerit kanë rëndësinë e tyre për studiues të ardhshëm të fushës së albanologjisë.

“Gustav Majeri ka qenë studiues i Greqishtes dhe duke e studiuar Greqishten nga viti 1877 në udhëtimet shumë të vështira në Greqi, Itali dhe në Ballkan aty ballafaqohet me gjuhën shqipe dhe thotë që gjuha shqipe nuk është dialekt i Greqishtes por është gjuhë e veçantë që duhet të studiohet veçanërisht”, ka thënë Kimete Canaj, autore e librit.

Në këtë promovim të librit për dorëshkrimet e Gustav Majerit, u tha se dorëshkrimet e tij janë dëshmi autentike e hulumtimit të hulumtuesve ndërkombëtar për gjuhën shqipe e konsideruar gjuhë indoevropiane./rtk