Lidhja e Shkrimtarëve sot me orë përkujtimore kushtuar Flora Brovinës
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës do të mbajë sot orë përkujtimore kushtuar dr. Flora Brovinës, në shenjë nderimi për jetën, krijimtarinë dhe veprimtarinë e saj.
Në kuadër të orës përkujtimore do të lexohen poezi dhe prozë kushtuar personalitetit të saj, si dhe krijime poetike.
Brovina, ka qenë kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, deputete, mjeke dhe luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa njihet edhe për veprimtarinë e saj politike dhe humanitare.Përmes këtij aktiviteti, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës synon të nderojë kontributin e saj në letërsi dhe në jetën publike, duke rikujtuar një personalitet që ka lënë gjurmë në fusha të ndryshme të shoqërisë kosovare.
Aktiviteti do të mbahet nga ora 12:00, në lokalet e LSHK-së, në Prishtinë.