Bogujevci: Kosova dhe Shqipëria edhe një herë bashkë në skenë

Bogujevci: Kosova dhe Shqipëria edhe një herë bashkë në skenë

Kultura October 04, 2026 - 23:05

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar artistët e Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë për bashkëpunimin në shfaqjen “Neighbours - From Motherland”, të prezantuar në Tiranë.

“Kosova dhe Shqipëria edhe një herë bashkë në skenë”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka thënë se përmes trupit, lëvizjes dhe gjuhës së përbashkët të artit, artistët sollën në skenë një vepër që i afron edhe më shumë.

“Urime artistëve për punën e bërë dhe për këtë bashkëpunim të bukur”, ka shkruar ajo.

Bogujevci ka bërë të ditur se shfaqja do të prezantohet më 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.

“E mirëpresim këtë shfaqje më 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë”, ka shkruar Bogujevci.