Mbrëmje kulturore hungareze në Podujevë
Kultura
September 21, 2026 - 22:46
Në Podujevë është organizuar një mbrëmje kulturore hungareze, me muzikë, ekspozita, verë dhe ushqimin tradicional hungarez “pogácsa”.
Ambasada e Hungarisë në Prishtinë ka bërë të ditur se aktiviteti u organizua për të prezantuar kulturën hungareze në këtë komunë, ku vepron edhe Ekipi Lokal i Monitorimit i kontingjentit hungarez të KFOR-it.
Ambasada ka falënderuar kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ekipin e tij dhe kontingjentin hungarez të KFOR-it për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.