Baleti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë me produksion të përbashkët
Ka nisur realizimi i “Neighbours/From MotherLand”, një produksion i përbashkët mes Baletit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe International Dance Festival of Tirana.
Provat kanë nisur në Tiranë, nën koreografinë e Brigel Gjokës dhe Rauf Yasit (RubberLegz), të cilët janë edhe pjesë e shfaqjes. Muzika është kompozuar nga Ruëan Filiztek.
Ky është një bashkëpunim i veçantë mes dy institucioneve kombëtare të baletit të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi për herë të parë po realizojnë së bashku një produksion të ri.
Premiera e “Neighbours/From MotherLand” do të jetë edhe hapja e International Dance Festival of Tirana, më 3 tetor në Tiranë. Shfaqja do të prezantohet sërish më 4 tetor në Tiranë, ndërsa premiera në Prishtinë do të jetë më 7 tetor.