Shtyhet për nesër koncerti “Americana” i Filarmonisë së Kosovës
Filarmonia e Kosovës ka njoftuar se koncerti "Americana", i planifikuar të mbahej sonte (8 korrik) në Sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, është shtyrë për nesër, 9 korrik 2026.
Sipas njoftimit, koncerti do të mbahet në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë, duke filluar nga ora 20:30.
Vendimi për shtyrjen është marrë për shkak të parashikimeve të motit, të cilat paralajmërojnë reshje shiu dhe stuhi gjatë kohës së planifikuar të koncertit.
"Të gjitha rezervimet mbeten të vlefshme për koncertin e datës 9 korrik 2026", thuhet në njoftimin e Filarmonisë.
Koncerti organizohet në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të sjellë për publikun një program me muzikë amerikane të interpretuar nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës.