Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e Stambollit

Çeku priti nxënësit që përfaqësojnë Kosovën në festivalin e Stambollit

Kultura June 02, 2026 - 17:45

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim nxënësit e Shkollë së Muzikës, Artit dhe Baletit “Melody”, të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në festivalin ndërkombëtar në Stamboll të Turqisë. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shkollës dhe prindërit, të cilët vlerësuan mundësinë për këtë bashkëbisedim motivues para pjesëmarrjes në festival.

Gjatë takimit, ministri vlerësoi pjesëmarrjen e të rinjve në ngjarje ndërkombëtare, duke e cilësuar si një mundësi për të promovuar kulturën dhe arsimimin muzikor të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministri u uroi shumë suksese nxënësve, dhe përgëzoi prindërit për kujdesin që fëmijët e tyre të zhvillojnë talentin muzikor dhe edukimin artistik, të cilat ndikojnë në formësimin e personalitetit të të rinjve.

Në këtë festival 34 nxënës do të përfaqësojnë vendin tonë përmes performancave në instrumente muzikore dhe solo këndim, duke promovuar talentin dhe vlerat artistike të Kosovës.