Shfaqja “Pylli” nis provat në Teatrin e Prizrenit
Kultura
March 17, 2026 - 10:22
Në teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë nisur provat për shfaqjen e re “Pylli”, me regji nga Erson Zymberi dhe dramaturgji të Florian Zellerit.
Shfaqja ndjek historinë e Pierres, një mjek i suksesshëm, bashkëshort dhe baba, jeta e të cilit duket e qetë dhe e rregullt.
Por një marrëdhënie jashtëmartesore fillon të tronditë balancën mes familjes, karrierës dhe dëshirës, duke e çuar personazhin në një labirint gënjeshtrash ku kufiri mes së vërtetës dhe iluzionit bëhet gjithnjë e më i paqartë.