“Krenari për Kosovën”, Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar
Filmi “Two People Exchanging Saliva” është shpërblyer me Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër.
Aktorja dhe regjisorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami, e ka pranuar çmimin bashkë me pjesën tjetër të ekipit.
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar aktoren dhe ka thënë se ky është një moment krenarie për kinematografinë kosovare, shkruan Zeri.info.
“Urime Luana Bajrami-Rahmani dhe të gjithë ekipit që fshihet pas filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar “Two People Exchanging Saliva”, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion”, shkroi Osmani.
Ajo tha se me këtë çmim, aktorja Bajrami përfaqëson talentin e të rinjve të Kosovës. /Zëri
Congratulations to Luana Bajrami-Rahmani and the entire team behind the Oscar-winning short film “Two People Exchanging Saliva”, winner of the Academy Award for Best Live Action Short Film.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 16, 2026
We are proud of this great achievement by Luana, a fearless actress born in Kosovo, who… pic.twitter.com/yOXvKTdltM