Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës [video]

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës [video]

Kultura March 10, 2026 - 12:54

Arkeologët e IKTK-së, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, po kryejnë gërmime arkeologjike shpëtimi në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë - Peqin.

Ministri Blendi Gonxhja ka shpërndarë në rrjetin social Facebook pamje nga punimet e arkeologëve.

Gërmimet kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë.

Hulumtimet do të vijojnë për të pasuruar njohuritë mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone.