Tutankhamoni, tërheq mijëra vizitorë në Muzeun e Madh Egjiptian
Turma vizitorësh u dyndën sot në Muzeun e Madh Egjiptian (GEM) në Kajro për të zbuluar koleksionin pothuajse të plotë të thesareve të Tutankhamonit, i cili i prezantohet publikut për herë të parë.
Një galeri e gjerë me katër nivele është ndërtuar në zemër të muzeut për të strehuar më shumë se 4 500 objekte nga varri mbretëror i zbuluar në vitin 1922 nga arkeologu britanik Howard Carter gjatë gërmimeve në Luginën e Mbretërve në Egjiptin e Sipërm.
Maska e famshme mbretërore prej ari qëndron në mënyrë të spikatur midis objekteve funerale të projektuara për të shoqëruar të vdekurit në jetën e përtejme, statuja, armë, bizhuteri, skeptra apo vegla shtëpiake.
Mumja e Tutankhamonit ende prehet në varrin në Egjiptin e Sipërm.
Por, sarkofagu prej kuarci të kuq, që përmban tre arkivole të vendosura brenda, dhe që peshon 110 kilogramë, u ekspozua në muzeun e ri.