Sonte premiera e shfaqjes kushtuar nënave “Prej gurit ishin kanë”

Sonte premiera e shfaqjes kushtuar nënave “Prej gurit ishin kanë”

Kultura March 06, 2025 - 14:46

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe të festës së 8 Marsit, është paraparë të mbahet shfaqja “Prej gurit ishin kanë”, me autor dhe regjisor Heset Maliqi-Quza.

Ky i fundit ka treguar për RTK-në se kjo shfaqje u dedikohet grave që janë bërë nëna në moshë shumë të re, e që sipas tij, kanë jetuar me të panjohurën dhe që ishin të respektuara vetëm nga fëmijët e vet.

“Shfaqja fillon më një vajzë të re 14 vjeçe të cilës vijnë që t’ia kërkojnë dorën, ndërkohë ajo as që e ka idenë se për çka janë mbledhur ata burra. Kështu fillon dhe jemi munduar që gjatë shfaqjes ta përshkruajmë komplet jetën e saj deri te vdekja”, tha regjisori i shfaqjes, Heset Maliqi-Quza.

Kjo shfaqje do ta ketë premierën sonte në teatrin “Adriana” në Ferizaj, në orën 20:00.