“Testament”, poezia nga Kujtim Paçaku
Kultura
April 08, 2024 - 18:01
Data 8 Prill njihet si Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom e që në Kosovë është shënuar me aktivitete të ndryshme.
Sot duhet të kujtojmë edhe autorin Kujtim Paçaku, si një ndër promovuesit e kulturës rome, shkruan Zeri.info.
Ai shkroi shumë poezi për të treguar vuajtjet e sfidat me të cilat përballen ky komunitet.
Prandaj një vijim kemi përzgjedhur poezinë e tij të titulluar “Testament”.
Poezia e plotë:
Kur të vie ajo ditë,
e fundit, në tepihun e jetës sime.
Ju lus: Së paku atje të qëndroj
V
E
R
T
I
K
A
L
I
Sh
T
Meqë gjithë jetën s'më lanë se s'më lanë të ngrihem në këmbë!