Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani do të kthehet në muze

Shtëpia e shkrimtarit Ymer Elshani do të kthehet në muze

Kultura April 28, 2024 - 17:33

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka bërë të ditur se shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në shtëpi muze.

Deliu- Kodra tha se vajza e poetit, Teuta ka vendosur që dhimbjen ta kthejë në forcë për ta mbajtur të gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj.

“Teuta, e cila sot jeton në SHBA, për herë të fundit babain e saj, poetin Ymer Elshani, e pa më 17 mars të vitit 1999. Atë ditë, forcat serbe vranë në Poklek, 53 anëtarë të familjes Elshani, Muqolli, Caraku dhe Hoxha. Pas luftës, Teuta ka vendosur që dhembjen ta kthej në forcë – për ta mbajtur gjallë krijimtarinë, emrin dhe kujtimet për babain e saj. Tashmë, shtëpia e poetit tonë, Ymerit, po kthehet në një shtëpi muze. Ndërsa, krijimtaria e tij letrare, përtej asaj që ishte botuar deri atë kohë, do të jetojë brez pas brezi falë punës së madhe të Teutës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shkruar se Teuta duhet të ndihet krenare gjithmonë me babain e saj.

“Teuta – ti ndjehu gjithmonë krenare me babain, ashtu siç, pa dyshim, edhe ai do të ndjehej me ty. Faleminderit për librin dhe bisedën frymëzuese!”.