“Tartufi” vjen në Teatrin e Gjilanit

“Tartufi” vjen në Teatrin e Gjilanit

Kultura December 05, 2023 - 18:27

Në Teatrin e Gjilanit prezantohet shfaqjen më të re e Molièrit, "Tartufi" me regji nga Qëndrim Rijani. Ky prodhim i ri, siç thuhet në njoftim, synon të sjellë një perspektivë të freskët dhe bashkëkohore të kësaj drame klasike para qytetarëve të Anamoravës.

Në Teatrin e Gjilanit prezantohet shfaqjen më të re e Molièrit, "Tartufi" me regji nga Qëndrim Rijani. Ky prodhim i ri, siç thuhet në njoftim, synon të sjellë një perspektivë të freskët dhe bashkëkohore të kësaj drame klasike para qytetarëve të Anamoravës.

“Premiera do të shfaqet me datën 18 dhjetor, ora 20:00 dhe repriza e saj e parë më datën 19 dhjetor, po ashtu në ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit, duke hapur dritë mbi interpretimin e ri që krijon lidhje me realitetin tonë të sotëm”, thuhet në njoftim.

Regjia e Qëndrim Rijanit do të sjellë një gërshetim të bashkëkohores dhe vlerave klasike, duke e bërë "Tartufin" një eksperiencë teatrale në vete.

Me kostume të stilizuara nga Yllka Brada dhe një skenografi të përshtatur për kohën tonë nga Bekim Korça bashkë me muzikën origjinale të Trimor Dhomit, kjo shfaqje do të jetë një udhëtim emocionues në një botë të humorit, hipokrizisë dhe konflikteve të përhershme shoqërore, thuhet në njoftimin për medie lëshuar nga Tetari i Gjilanit.

Ky institucion fton të gjithë dashamirësit e artit të jenë pjesë e kësaj premiere dhe të shijojnë një interpretim të ri të një prej dramave më ikonike të Moliere.

Kujtojmë se autor i kësaj dramë është: Jean Baptiste Poquelin – Moliere, ndërsa regjisor Qëndrim Rijani.

Në dramë luajnë aktorët:

Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Aurita Agushi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Flaka Latifi, Avni Shkodra, Mejreme Berisha, Alban Shahiqi, Florent Salihu. Skenograf është: Bekim Korça, kostumografe: Yllka Brada, kompozitor: Trimor Dhomi, ass regjie: Fitore Jashari, ndërsa drejtor artistik i projektit është Erson Zymberi.

Image