TKK-ja në përgatitje të premierës së re, “Ditë Vere” së shpejti në skenë

TKK-ja në përgatitje të premierës së re, “Ditë Vere” së shpejti në skenë

Kultura October 09, 2023 - 14:46

Teatri Kombëtar i Kosovës është në përgatitje të premierës më të re. “Ditë Vere” me tekst të Sllavomir Mrozhekut dhe me regji të Kaltrim Balajt do t’i shfaqet publikut më 18 tetor.

Sipas njoftimit të TKK-së, shfaqja do të jetë në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës, ku do të ketë pjesëmarrje të Orkestrës.

“Ditë Vere” është premiera e dytë për sezonin e ri vjeshtor, pas shfaqjes “1984”, i bazuar në kryeveprën e shkrimtarit të njohur ndërkombëtarisht, George Orwell.