Përmbyllet “Hardh Fest”, Latifi: Është krenaria e Rahovecit

Përmbyllet “Hardh Fest”, Latifi: Është krenaria e Rahovecit

Kultura September 04, 2023 - 20:41

Është përmbyllur edicioni treditor i festivalit që gërsheton vjeljen e rrushit dhe muzikën në një vend, “Hardh Fest”. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shkruar se ky festival është shndërruar në krenari të qytetit.

“Hardh Fest’-i tashmë është shndërruar në një ngjarje të madhe kulturore që i sjell krenari të madhe komunës sonë të vogël, por të pasur me njerëz të mirë, punëtorë e mikpritës si askund tjetër”, ka shkruar Latifi, duke premtuar rritje të mbështetjes.

Tutje ai ka thënë se “Hardh Fest” po mundëson njohjen e  vreshtarisë e verës rahovecase, sikurse edhe vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës.

“Festa e rrushit që dikur shënohej në mënyrë simbolike nga vreshtarët lokalë të Rahovecit, tashmë është shndërruar në një festival madhështor, shumëngjyrësh e rekreativ, që mbledh të rinj e të reja nga e gjithë bota, për t’u kënaqur e dëfryer, për të parë e shijuar, sigurisht, përjetime të shumta e të paharruara”, ka shkruar i pari i Rahovecit.