35 vjet nga vdekja e poetit Lasgush Poradeci

35 vjet nga vdekja e poetit Lasgush Poradeci

Kultura November 12, 2022 - 18:22

Janë bërë 35 vjet që nga vdekja e poetit të mirënjohur shqiptar Lasgush Poradecit, i cili me vargjet e tij depërtoi thellë në shpirtin e shqiptarëve.

Emri i tij është Llazar Gusho dhe u lind më 27 dhjetor 1899 në Poradec, që më pas njerëzit filluan t’i referoheshin këtij vendi si “Poradeci i Lasgushit”, shkruan Zeri.info.

Ai njihej për gjuhën e lartë artistike, temat e veçanta dhe të dashura për lexuesin shqiptar, por edhe që kishin rimë të veçantë.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, Lasgush Poradeci u nderua me titullin “Nderi i Kombit” dhe nga qyteti i tij i lindjes me titullin “Qytetar nderi”.

Po jua sjellim një ndër poezitë e tij më të njohura e cila është “Vdekja e Nositit”.

Vdekja e Nositit

Me zjarr ju flas… me zjarr

Në gjirin tim kam hapur varr…

Që t’i jap shpresë- edhe t’ja marr…

Un’ ik liqerit zemërak

Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

Po zemra ime kullon gjak:

Se vijnë- urtuar zogjtë-e mi,

Dh’u jap ushqim me dashuri-

Një dashuri për llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas…

Dh’e hap ah! gjirin për një ças…

Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!…

Ahere – helmohet e buçet

Pas mallit tim liqer-i shkret,

E rrit tallazin posi det.

Ay e tund, ay e shkund,

Ay e hap sa me të mund,

Gjer mun në gjit, gjer mu në fund.

E shpirtin dyke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa ‘sht’i fellë…

Ky gjir’i em që të pat pjellë…

Me zjarr ju flas…

Me zjarr…