Tri ekspozitat e artit që mund t’i vizitoni në Prishtinë

Tri ekspozitat e artit që mund t’i vizitoni në Prishtinë

Kultura November 11, 2022 - 20:10

Ministria e Kulturës ka thënë se aktualisht në Prishtinë janë tri ekspozita të hapura të cilat mund t’i vizitoni në vikend.

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita “Idile të Rëndomta të Jetës Moderne” e artistit Jeton Gusia kuruar nga Blerta Hoçia.

Po ashtu në Galerinë e Ministrisë së Kulturës është e hapur ekspozita Monumenti i Lules së Parë”, nga Astrit Ismaili, kuruar nga Donjetë Murati.

Kurse ekspozita “Burgu i Idealit” është e hapur në Muzeun e Burgut të Prishtinës, ku ka tekste historike, fotografi, video-materiale që dëshmojnë vuajtjet e 9 mijë të burgosurve politikë shqiptarë gjatë kohës së okupimit. /Zëri