Promovohen dy vepra për 70-të vjetorin e lindjes së Zejnullah Rrahmanit
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani, më datën 23 shtator do të bëhet promovimi i veprave “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi”, promovim që do të mbahet në ora 12:00 në Amfiteatrin e Biblotekës Kombëtare në Prishtinë.
Ky dedikim organizohet nga Shtëpitë Botuese: Faik Konica në Prishtinë dhe Onufri në Tiranë, kurse për prezantimin e autorit do të paraqitet me një kumtesë Mimoza Hasani Pllana, kurse për veprat “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi” do të flasin: Ali Aliu, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Meliza Krasniqi, Avdi Visoka e Xhavit Beqiri. Promovimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, raporton Zeri.info.
Programi:
Mimoza Hasani Pllana: Prezantimi i autorit dhe moderimi
Për veprat Deti i Zi dhe Djemtë e Ballofcit flasin: -Ali Aliu, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Meliza Krasniqi, Avdi Visoka, Xhavit Beqiri, Sh. B. Onufri: Bujar Hudhri, Sh. B. Faik Konica: Nazmi Rrahmani.
Akademik Zejnullah Rrahmani ka lindur në vitin 1952 në fshatin Ballofc të Podujevës.
Studioi Letërsinë Shqipe në Fakultetin Filozofik, sot Fakulteti Filologjik i Prishtinës, ku kreu magjistraturën edhe mori titullin Doktor i Shkencave Filologjike (1985).
Punoi shkurtas në gazetën e përditshme Rilindja dhe disa vite në Revistën Fjala (1974-1977). Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës nga viti 1970.
Nga viti 1977 punoi në Fakultetin Filologjik si asistent dhe profesor për lëndët Teori e letërsisë dhe Teoritë letrare në nivelin themelor, magjistraturë, dhe studime të doktoratës.
Në vitet 1992-’98 i ka reformuar dhe udhëhequr studimet e magjistraturës dhe doktoratës në Degën e Letërsisë Shqipe.
Në kohën 1992-1996 ka qenë dekan i Fakultetit të Filologjisë.
Anëtar i Kolegjiumit të Dekanëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë në vitet 1992-’96.
Ka themeluar në këtë fakultet Revistën Filologjia dhe ka qenë kryeredaktor i numrave të parë të saj.
Drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka qenë në vitet 1995-1996. Këtë Seminar si institucion të Fakultetit të Filologjisë së Prishtinës dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Tiranës, e ka rithemeluar në vitin 1995. Është edhe sot i vetmi institucion i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e vet.
Ka qenë anëtar i Këshillit Nacional të Shqipërisë dhe Kosovës për programet e letërsisë në shkolla.
Ka qenë Këshilltar për arsim i Kryetarit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë cilësi e ka udhëhequr sistemin paralel të arsimit të Kosovës në vitet 1996-1999.
Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Vepra letrare:
- Zanoret e humbura, roman, 1974
- Udhëtimi i një pikë-uji, novela,1976
- E Bukura e Dheut, roman,1977
- Sheshi i Unazës, roman, 1978, 1982, 1990
- Udhëtimi arbdhetar, roman, 1992
- Mjeshtri i vetmisë, tregime, 1995,
- Romani për Kosovën, roman, 2000
- Jusufi, roman, 2000
- 99 rruzaret prej smaragdi, roman, 2006
- Iluminacion, tregime, 2008
- Tregimet e Ballofcit, tregime, 2008
- Lypësi dhe Sophia, 2011
- Pesë vakte, 2013
- O njeri. Tregime të zgjedhura 2019
- Djemtë e Ballofcit, roman, 2021
- Deti i Zi, 2022
Teori e studime, tekste
- Njohuri nga teoria e letërsisë, 1996
- Teoria e letërsisë, 1996
- Teoria e letërsisë, 1997
- Si të shkruhet disertacioni, 2001
- Arti i poezisë, 2001
- Shkrimi dhe leximi, 2003
- Nga teoria e letërsisë shqipe, 1986
- Teoritë letrare klasike, 2001
- Malësorja e Nazmi Rrahmanit ose Arti i
interpretimit, 2001
- Letërsia e Mesjetës, 2002
- Ligjërata mbi artin e Renesansës, 2004
- Teoritë letrare moderne, 2005
- Letërsia e Lindjes, 2005
- Gnosis, 2005
- 10 Kryevepra poezie, 2007
- Letërsi klasike greke, 2008
- Teoria e letërsisë, 200