Karroca e filmit “Nëntori i Dytë” në gjendje katastrofike

Karroca e filmit “Nëntori i Dytë” në gjendje katastrofike

Kultura November 29, 2021 - 08:55

Gjithmonë ka atmosferë festive kur vjen Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, dita edhe kur u shpalos në qiellin e hapur të Shqipërisë flamuri kombëtar, i kuq e me shqiponjë të zezë në mes.

Rrallë se mund t’i ikë dikujt prej televizioneve ritransmetimi i filmit “Nëntori i Dytë”, që pasqyron ngjarjet dhe prapaskenat e shpalljes së pavarësisë ose edhe ngritjes së flamurit.

Ky film është prodhim i Kinostudios “Shqipëria Sot”, i vitit 1982. Skenari i filmit ishte nga Kiço Blushi, teksa regjisor i filmit ishte Viktor Gjika.

Tash kanë kaluar 39 vjet që nga prodhimi i filmit dhe rekuizitat e filmit gjenden në skutat e kinostudios. Madje edhe karroca, e cila u përdor në film, gjendet aty diku.

Ajo është publikuar nga Kozma Borova në llogarinë e tij në “Facebook” dhe gjendja është katastrofike. Druri me të cilin është ndërtuar nuk i ka rezistuar dot shiut dhe diellit të 39 viteve. Ajo duket e kërrusur.

Sipas asaj që shkruan Borova, fotografi Fatos Vogli ka treguar se kjo karrocë ishte ndërtuar posaçërisht për filmin në parkun e Shkodrës, pasi aty ishin ende disa mjeshtër që dinin të ndërtonin karroca. /Zëri

Image

Image