Një grup i kompozitorëve shqiptarë distancohen nga “Festivali i 58-të në RTSH”

Një grup i kompozitorëve shqiptarë distancohen nga “Festivali i 58-të në RTSH”

Kultura December 18, 2019 - 16:37
Detaje

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH, ka arritur kulmin e reagimeve nga të gjitha anët.

Përveç se është një nga festivalet më të komentuara dhe këngët po dëgjohen duke thyer rekorde në rrjetet sociale, një grup i kompozitorëve të pakënaqur janë distancuar nga ky edicion, i cili këtë vit mbush 58 vite, shkruan Zëri.info

Alfred Kaçinari, Elton Deda, Limos Dizdari, Hajg Zacharian, Pëllumb Vorpsi, Edmond Zhulali e deri te Eriona Rushiti, autorja e këngës fituese të edicionit të kaluar, janë disa nga emrat e kompozitorëve të cilët janë të paknaqur me menyre e organizimit të këtij edicioni.

Një nga paknaqësitë e tyre është edhe pjesëmarrja e kompozitorëve të huaj për herë të parë në këtë festival

“Një pjesë e madhe e mbledhjes së “Albautor” i është kushtuar diskutimit për festivalin e sivjetshëm të këngës, çka përbën edhe prodhimin më të rëndësishëm vjetor të RTSH-së. “Jemi tërësisht kundër futjes në festival të autorëve të huaj, kompozitorëve të huaj. Që nga festivali i parë i këngës, e deri në edicionin e 57-të, në rregullore është përcaktuar qartë që pjesëmarrës në të duhet të jenë nënshtetas dhe autorë me kombësi shqiptare, çka nënkupton shqiptarët e diasporës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Revolta jonë më e madhe është hyrja e kompozitorëve të huaj. Kompozimi hyn te kolonat kryesore të festivalit dhe muzikës shqiptare. Gjithë festivali i RTSH-së financohet nga taksapaguesit shqiptarë. Në Sanremo nuk merr dot pjesë një kompozitor shqiptar, sepse duhet të jetë nënshtetas italian”, thotë një nga kompozitorët e “Albautor”. Në festivalin e sivjetshëm të RTSH-së janë disa kompozitorë të huaj, ndërsa vendësit thonë se komponenti më i rëndësishëm i një kënge është kompozimi, “ai i jep shpirtin një kënge”, thuhet mes tjerash në letrën e publikuar nga kompozitorja e këngës “Ktheju Tokës”, Eriona Rushit.

Kujtojmë se Festivali I Këngës zhvillohet me datat 19,20 dhe 22 dhjetor./ZERI/