Filmi shqiptar ‘Dashuria s’mjafton’ arrin në Cineplexx

Filmi shqiptar ‘Dashuria s’mjafton’ arrin në Cineplexx

Kultura April 11, 2019 - 10:03

“Dashuria s’mjafton”, është ky filmi i dytë i Drilon Hoxhës, ku aksioni, drama e romanca ndërthuren për të sjellë realitetin e shoqërisë sonë artistikisht, shkruan zeri.info.

Filmi “Dashuria s’mjafton" me regji e skenar të Drilon Hoxhës e me fotografi të Dashnor Asllanit, sjellë një film aksion i ndërthurur me dramën dhe intrigën. Dashuria nuk është e mjaftueshme për të arritur synimet e vendosura dhe shihet si pengesë, e të duhet të bësh pakt me botën e krimit dhe shpesh të sakrifikosh shokët e familjen për ambicien. E vetmja vlerë qe i ka mbetur qenies njerëzore po venitet me kalimin e kohës e po zëvendësohet nga inatet e hakmarrja. Filmi ilustron një të ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komanduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep këshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instinktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes. Një film që na bën të dashurojmë më shumë njerëzit, botën, natyrën e të respektojmë më shumë jetën.

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 11 prill prej orës 20:10. Biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:00 në arkat e Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx