Çun Lajçi promovon librin për Bubulinën në përvjetorin e saj të vdekjes

Çun Lajçi promovon librin për Bubulinën në përvjetorin e saj të vdekjes

Kultura nëntor 13, 2018 - 23:09
Lexo tjera detaje

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi shumë shpejtë do të sjellë librin e tij më të ri, por ky libër nuk është i zakonshëm për të.

Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë, shkruan KultPlus.

“Bubulinë, ti letër e palexume” titullohet libri i cili do të shpalosë dhimbjen e babait për të bijën e humbur.

Libri përbëhet me letra kujtimesh për vdekjen e vajzës – Bubulinën dhe vjen pikërisht në përvjetorin e vdekjes së saj, më 20 nëntor në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.