Edhe zyrtarisht ky është filmi më i mirë i të gjitha kohërave

Edhe zyrtarisht ky është filmi më i mirë i të gjitha kohërave

Kultura tetor 10, 2018 - 13:26
Detajet

Filmi kult i regjisorit Quentin Tarantino, “Kill Bill”, sot feston 15-vjetorin.

Tregimin për nusen e cila zgjohet nga koma pasi Bill dhe vrasësit e tjerë e kanë qëlluar në kokë në ditën e martesës dhe niset në turrin e hakmarrjes, e magjeps publikun për një dekadë e gjysmë dhe tani zyrtarisht është shpallur si ‘filmi më i mirë i të gjitha kohërave’, kjo në bazë të anketës së revistës "Watch and Listen".

"Kill Bill" ishte paramenduar si një film katërorësh, mirëpo, pasi Tarantino e kishte kuptuar se ka tepër shumë skena që dëshiron t’i xhiroj dhe ato nuk mund të futen brenda katër orëve, kishte vendosur ta publikoj filmin në dy pjesë.

Kush nuk e ka pa, Kill Bill është një ngjarje kung-fu, samuraj, vestern rreth vrasëses me pagesë Black Mamba, e cila vendosur t’i jap fund punës së saj. Ajo fillon jetë të qetë familjare në Teksas, por shefit të saj Bill, nuk i pëlqen kjo. E gjen në ditën e martesës së saj, kur ajo tashmë është në fund të shtatzënisë dhe pasi ia vret mysafirët, e qëllon në kokë. Por ajo arrin të mbijetoj dhe pastaj fillon hakmarrjen e pamëshirshme. Rolin e nuses hakmarrëse e luan në mënyrë të përkryer aktorja e famshme Uma Thurman.

 

Image