Po vjen edicioni i 4-të i COFFEE AND TEA FESTIVAL

Kultura October 01, 2018 - 10:49
Lexo detajet

Duke u cilësuar si një nga ngjarjet më të rëndësishme shoqërore për kulturën e kafesë dhe çajit në Kosovë, Coffee and Tea Festival - 4 rihap dyert e saj për të mirëpritur adhuruesit e kafes dhe çajit. 

Me 3, 4 dhe 5 tetor 2018, Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të mbushet edhe një herë me aromën e veçantë të kafesë dhe çajit. 

Trendet e fundit dhe brendet e reja që e dominojnë tregun vendor dhe ndërkombëtar të kafesë dhe çajit do të ekspozohen këtu nga kompanitë përfaqësuese që do të marrin pjesë si ekspozues. 

Në këtë edicion do të jenë prezente afër 30 lloje të ndryshme të kafes dhe çajit - nga top brendet botërore si: Nescafe, Llavazza, Antica Tostatura Triestina, Pavin Caffe, Mokate, Michelad’oro , Lloyds, Podravka, Millford etj… Përveq produkteve të kafes dhe çajit do të jenë prezente edhe produktet tjera percjellëse si: biskotat, llokuma, qokolata të nxehta, akullore pastaj fruta të thata si lajthi, badem, fistek, ara etj. 

Programi i ri-përtërirur dhe i pasur me live muzikë, muzikë nga DJ te njohur vendor dhe aktivitetet tjera interesante kulturore do të krijojnë kushte ideale për një festival të paharrueshëm. 

Risi tjetër do të jetë pjesëmarrja e brendeve të reja të kafeve dhe cajërave, ku për herë të parë do të prezantohen në Coffee and Tea Festival - 4, si: Prince Kafe Turke, Prince Espresso, Galliano Caffee, Caffe Centro America, Tai Tea etj…

Gjë e mirë për adhuruesit e kafes dhe çajit është kohëzgjatja e këtij edicioni - festivali do të zgjasë për tre ditë rresht duke ofruar mjaft kohë për tu njohur me programet e cajërave dhe në të njejtën kohë për ti degustuar pse jo, të gjitha brendet prezente në Festival.