Ilir Meta takon Nexhmije Pagarushën (FOTO)

Kultura May 07, 2018 - 13:01
Këto janë fjalët e presidentit shqiptar për ditëlindjen e Bilbilit të Këngës Shqipe

Nexhmije Pagarusha njihet me epitetet: ikona e muzikës shqiptare, mbretëresha e muzikës shqiptare dhe bilbili i muzikës shqiptare.

Këngëtarja sot ka një ditë të veçantë, kjo ngase me këtë datë ajo mbush plot 85 vjet jetë.

LEXO EDHE: Haradinaj uron Nexhmije Pagarushën

Urimet për këngëtaren kanë ardhë si nga artistët ashtu edhe nga politikanët, madje është dekoruar edhe nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Pagarusha gjatë ditës së sotme është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, i cili i uroi asaj ditëlindjen.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta: 

Pata sot privilegjin e veçantë t’i uroj ditëlindjen e jetë sa më të gjatë Mbretëreshës së këngës shqiptare.

Admirim e mirënjohje të thellë, për të gjitha emocionet dhe krenarinë që zëri i saj i ka dhuruar kombit në dekada.

Gëzuar ditëlindjen, e papërsëritshmja, artistja jonë e madhe, Nexhmije Pagarusha!

Image

Image