Rita Ora ngjitet në skenë e veshur kuq e zi, e ndez Prishtinën
Foto: Laura Hasani

Rita Ora ngjitet në skenë e veshur kuq e zi, e ndez Prishtinën

Kultura shkurt 17, 2018 - 21:56

Më në fund këngëtarja Rita Ora ka shkelur skenën e sheshit “Nënë Tereza” dhe menjëherë ka elektrizuar publikun që po e priste me orë të tëra, raporton Zëri.info

Ritës në skenë i kanë paraprirë disa valltarë. Ajo a ka nisur performancën me një nga këngët e saj më të njohura “I will never let you down”.

LEXO EDHE: Rita ndez atmosferën me ‘Shine ya light’, ja cilat ishin fjalët e para të saj

Rita pritet të këndojë për rreth 30 minuta në skenën madhështore të përgatitur enkas për të. Ky koncert i sotëm definitivisht është një nga koncertet më të mëdha që janë mbajtur vitet e fundit në Kosovë. Zëri