Muzikë klasike në Llapushnik

Kultura April 28, 2017 - 15:06

Në Llapushnik të Drenasit, në kishen e Shën Abrahamit është mbajtur një koncert i muzikës klassike, në të cilën kanë përformuar Lule Elezi, pianiste, Antonio Gashi, violonçelist dhe Adelina Paloja, soprano, shkruan zeri.info.


Koncerti është organizuar nga komuna e Drenasit dhe Ipshkvia e Kosovës. Përveç struktuave komunale të Drenasit, në koncertin që zgjoi interesim të jashtëakonshëm merrnin pjesë edhe imzot Dod Gjeri, pastaj Don Lush Gjergji dhe shumë qytetarët të tjerë, kryesisht të komunitetit katolik. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci uroi filimisht për lirimin e Ramush Haradinajt dhe kthimin e tij në Kosovës, e pastaj tha se organizimi i koncertit të muzikës klasike pasqyron më së miri kulturen dhe traditën tonë shekullore.


“Komuna e Drenasit do të jetë në vazhdimësi për ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare në vend, Ky eveniment dëshmon më së miri, se në Drenas ekziston një frymë tolerante, kulturore e fetare", tha ai. /Zëri