​“Babai” nominohet nga Shoqata e Kritikëve të Filmit Gjerman

Kultura January 12, 2017 - 15:44

 Filmi “Babai” me regji të Visar Morinës po vazhdon rrugëtimin e suksesshëm. Së fundi ky film është nomoniuar nga Shoqata e Kritikëve të Filmit Gjerman, shkruan zeri.info.

Filmi kësisoj është në garë për kategorinë e filmit më të mirë debutant. Ky çmim dhe çmimet tjera për të arriturat në filmin gjerman gjatë vitit të kaluar do të ndahen nga kjo Shoqatë me datë 13 shkurt. Filmi “Babai” flet për Norin (Val Maloku), një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë. Ky film u shfaq në shumë festivale prestigjioze në botë dhe ishte edhe propozimi i Kosovës në Akademinë Oscars, për kategorinë e filmave në gjuhë të huaj. Zëri