Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

Aktgjykimi për vrasjen në Gllogjan, tre të akuzuarit lirohen nga akuzat kryesore

Kronika November 19, 2026 - 22:31

Gjykata ka marrë vendim lirues për Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn, të cilët akuzoheshin për vepra të ndryshme penale që lidhen me vrasjen e rëndë.

Sipas aktakuzës që e ka siguruar Klan Kosova, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj janë liruar nga akuza për vrasje të rëndë, ndërsa Halil Mehmetaj nga akuza për shtytje në vrasje të rëndë.

“Gjykata vendosi që të pandehurit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj të lirohen nga akuza në lidhje me veprën penale Vrasja e rëndë nga neni 173 par. I nenpar. dhe 1.11, lidhur me nenin 31 të KPRK-së. I pandehuri Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për shkak të veprës penale Shtytja në vrasje të rëndë nga neni 32 lidhur me nenin 173 të KPRK-së. Ndersa i pandehuri Kastriot Mehmetaj u lirua nga akuza edhe Për shkak veprës Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim paautorizuar armeve nga neni 366 par. I lidhur me nenin 31 KPRK-se.”

Rasti ka të bëjë me vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor 2021 në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë.

Gjykata ka konstatuar se akuzat ndaj të pandehurve nuk janë vërtetuar në nivelin e kërkuar për një vendim dënues dhe, rrjedhimisht, ka vendosur lirimin e tyre nga akuzat përkatëse.

“Gjykata e analizoj me vëmendje këtë çështje, mori parasysh të gjitha pretendimet e palëve, mbrojtjen e të pandehurve dhe deklaratat e dëshmitarëve, të cilët në një formë apo tjetër dhanë informata që mund të shërbejnë për sqarimin e kësaj çështje” – thuhet në aktgjykim.