Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit
Foto: Facebook

Zjarr në depon e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Kronika November 09, 2026 - 12:09

Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 02:20 pas mesnatës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Zjarrfikësit e Gjakovës, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit.

Sipas njoftimit, falë reagimit të shpejtë dhe intervenimit profesional, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij.

Postimi i plotë:

Intervenim në QKMF – Gjakovë

Rreth orës 02:20 pas mesnatës, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë është njoftuar për një zjarr në objektin e QKMF-së.

Ekipi i zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, ku zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit.

Falë reagimit të shpejtë dhe intervenimit profesional, zjarri është lokalizuar me kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit dhe dëmet e mundshme më të mëdha. /Zëri